Deputetët i lënë afat Bashës për dorëheqjen si kryetar: Deri të shtunën ora 11:00
Deputetët demokratë, që këto ditë kanë dalë hapur dhe pro dorëheqjen së Lulzim Bashës si kryetar pas disfatës në zgjedhjet e 6 marsit, nuk dorëzohen lehtë. Deputeti i PD-së, që është cilësuar si krah i kryetarit, Ervin Salianji tregon që afati i fundit për reflektimin e tij është ora 11:00 e mbledhjes së grupit parlamentar ditën e shtunë.
“Nuk i kërkojmë shumë gjëra, i kërkojmë vetëm një, të japë dorëheqjen. Nuk humb gjë shoqëria, PD jo e jo, shumica e grupit i kërkoi dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Sidomos pas një deklarate ku thoshte që nuk kam humbur asnjë garë. Ne kultin e individit kemi luftuar në këto muaj”, tha Salianji.
Kundërshtarët demokratë brenda selisë blu i kanë paraprirë edhe çdo skenari të Bashës për të kërkuar më shumë kohë. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për ta larguar atë.