Deputeti Adriatik Alimadhi preket nga koronavirusi, por edhe e shkarkojnë si kryetar grupi
Deputeti Adriatik Alimadhi është tashmë i konfirmuar si i prekur me COVID-19 dhe po merr trajtimin mjekësor pranë organeve shëndetësore. Por krahas kësaj, ai është shkarkuar edhe si kryetar i grupit parlamentar të “Partive të Djathta” shkruan TCH.
Ky grupim deputetësh ka ndryshuar emrin duke u quajtur “Demokraci dhe Drejtësi” dhe në krye është vendosur deputeti Edmond Stojku.
Në përbërje të grupit të ri janë edhe ish-deputet të ish-grupit parlamentar të Adriatik Alimadhit, si Koçi Tahiri, Ramazan Gjuzi, Ervis Meço, Kostaq Papa etj.
Deputeti Stojku e nisi punën e tij si kryesues grupi ditën e premte ku ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Ndërkohë duhet thënë se deputeti Alimadhi ishte opozitar dhe korrekt me bindjet e tija politike te djathta.
KOHA JONË SONDAZH

