Deputeti Armando Prenga: Do jem në parlament se përfaqësoj votuesit e mijë
Qëndrimit të opozitës për dekriminalizimin i kthen përgjigje vetë Armando Prenga. I sapodalë nga burgu, deputeti i Lezhës duket i vendosur të marrë pjesë në punimet e Kuvendit. Në një prononcim për Shqiptarja.com, Armando Prenga tha se nuk mund ta ndalojë askush, pasi ai është zgjedhur nga qytetarët e Lezhës dhe jo nga Berisha.
“Do të marr pjesë në punimet e Kuvendit ditën e enjte dhe do të jem çdo ditë rregullisht në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Unë do të vij të përfaqësoj qytetarët e mi të cilët më kanë zgjedhur.
Mua më kanë zgjedhur banorët e Lezhës, dhe jo Sali Berisha”,-tha Armando Prenga.
Prenga kujton se kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, vijon të jetë në detyrë dhe pse është i dënuar me burgim për shpërdorim detyre.
Sipas Prengës, ky është një standard i dyfishtë i përdorur nga Partia Demokratike. Armando Prenga plagosi me armë disa anëtarë të familjes Cali, në 5 shtator të 2015. Të plagosurit janë në burg, ndërsa Prenga u kthye në Kryesinë e Kuvendit, pak ditë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

