Deputeti britanik pranon ftesën e Ramës: Po, do të vij në Shqipëri te njeriu gjigand i Shqipërisë!
Replikat virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik, Nigel Farage, lidhur me emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë në një fazë të re. Farage ka pranuar publikisht ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë.
Në një video të postuar në Instagram, Farage shprehet i gatshëm të vijë në Tiranë për të diskutuar nga afër situatën e emigracionit dhe rastet e shqiptarëve të dënuar në Britani, çështje që ndezi debat pas deklaratave të tij të fundit.
Përplasja nisi kur Farage deklaroi se shqiptarët përbëjnë një pjesë të madhe të të burgosurve në burgjet britanike, një deklaratë që Rama e kundërshtoi ashpër, duke e quajtur të pavërtetë dhe ofenduese për një popull të tërë.
“Nuk mund ta shpikësh këtë! 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg dhe unë fola për këtë ditën e kaluar në GB News. Edi Rama, njeriu gjigant, kryeministri i Shqipërisë, ka reaguar dhe ka thënë që është një absurditet i plotë, shifrat e mia janë të gjitha të gabuara. Ai gjithashtu tha se si guxojmë ne si vend të mendojmë për dërgimin jashtë vendit të njerëzve që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil? Ndërkohë, vetë ai po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga azilkërkuesit e tyre të dështuar dhe çfarë është kjo hipokrizi nga ky Bashkim pro-Evropian”, deklaroi Farage.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

