Deputeti Doshi: Isha në një lokal me Ramën, por nuk u takuam

Deputeti Tom Doshi i kontaktuar dje nga Syri.net rreth një informacioni sipas të cilit ai është takuar me kryeministri Edi Rama në lokalin e Gzimit të Kashtës në bllok, ka sqaruar se informacioni është pjesërisht i vërtetë. Sipas Doshit është e vërtetë që ai dhe Edi Rama kanë qenë të dielën e shkuar në lokalin në fjalë, por është e pavërtetë që ata të kenë qenë në të njëjtën tavolinë dhe për më tepër të jenë takuar. Sipas sqarimit të bërë  Doshi tha se ai nuk ka asnjë dijeni sa i takon skandalit të pagesave të paligjshme për të cilat Edi Rama besohet se ka kryer në vitin 2012 për të siguruar një foto me presidentin amerikan Barak Obama.

Media online shkruante se kryeministri Rama i ka kërkuar takim Tom Doshit që të flasin për arësye se ka frikë se mos deputeti shkodran flet për pagesën e 80 mijë dollarëve për të bërë një foto me Obamën, ndërkohë që mbrëmë deputeti Doshi sqaroi për webi-n syri.net se kanë qenë në një lokal, por nuk janë takuar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?