Deputeti Edmond Spaho përplaset me policinë: Mos më prek mua me dorë
Edhe në Korçë qytetarët kanë dalë sërish këtë të premte në protestë kundër rritjes së çmimeve. Kauzës së tyre i është bashkuar edhe deputeti i PD-së Edmond Spaho, pjesë e Komisionit të Rithemelimit të PD-së.
Mësohet se ai nuk është lejuar të dalë në bulevard. Nga ana tjetër, deputeti Spaho shihet teksa përplaset me forcat e policisë.
“Këtu do rri, mos më prek mua me dorë”, dëgjohet t’i thotë policisë. Por efektivët i bëjnë thirrje qytetarëve që të largohen në rrugë dhe mos bllokojnë qarkullimin e automjeteve.