Deputeti Enkelejd Alibeaj: Eshtë koha që Berisha të shkojë në shtëpi. Vetëm Basha e rrëzon Ramën

Enkelejd Alibeaj, deputet në PD ka postuar këtë status sonte: “Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.

Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjekje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!

Swiss Digital Desktop Reklama

Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!” – shkruan Alibeaj

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?