Deputeti Fufi i përjashtuar nga PD-ja por deputetet femra e ulën në mesin e tyre (FOTO)

Partia Demokratike tashmë është me një deputet minus në rradhët e saj, kjo pasi javën e parë ajo vendosi ta përjashtojë nga grupi i saj parlamentar deputetin Mhill Fufi.

Ky vendim drastik erdhi pasi deputeti thyeu vendimin duke qëndruar në seancë gjatë votimit të kreut të KQZ­-së dhe Rezolutës për Krimet e Komunizmit.

Por sot një javë më pas Mhill Fufi është parë në sallën e Kuvendit i vetmuar e më pas nën shoqërinë e deputeteve femra. Edhe pse i përjashtuar, deputeti ende ruan marrëdhëniet me kolegët e saj, ku në foto shihet se si Fufit i afrohen dy deputete të PD-së për ta “ngushëlluar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë deputet, Mimoza Hajdarmataj dhe Albina Deda ato që i kanë qëndruar pranë deputetit të Qarkut të Lezhës.

Swiss Digital Mobile Reklama

parlaemnt-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?