Deputeti i heshtur i PS-së, nga Italia akuzon PD për reformën
Reforma në Drejtësi dita-ditës po i afrohet 21 korrik, datë në të cilën do të votohet nga parlamenti, drafti me ndryshimet kushtetuese. Për këtë opozita dhe maxhoranca kanë shprehur qëndrimet e tyre, formula të propozuara për zgjidhjen e ngërçit por deri më tani asgjë nuk ka rezultuar pozitive.
Një reagim lidhur me këtë, ka dhënë dhe deputeti socialist Parid Cara, i cili është shumë i heshtur për sa i përket prezencës në media por dhe në diskutimet në kuvend ku ka seancë plenare. Radhë here është parë që të marrë fjalën ndaj dhe mediat e kanë pozicionuar në listën e deputetëve të heshtur. Por përmes një postimi në facebook, Cara ka fajësuar PD-në që sipas tij, çdo ditë që po kalon bëhet e qartë që opozita dhe Lulzim Basha nuk kanë ndërmend ta votojnë Reformën në Drejtësi. Për këtë deputeti socialist ka dhënë dhe arsyet.
E që për janë: “Ata nxjerrin arsye nga më të ndryshmet, përherë nga një të re, si e si të mos e votojnë këtë detyrim që ne kemi përballë qytetarëve shqiptarë”,- theksoi ai.
Sipas Carës, PD-ja problemin e ka që të mos ia lë Operacionit Ndërkombëtar këtë proces. Sipas postimit në facebook, deputeti shton se: “Basha dhe Berisha i tremben ‘të huajve’, pasi e shkuara e tyre është e mbushur me njolla të zeza që askush nuk i pastron dot”.
Si dhe partia e tij, edhe për Carën, rruga e vetme nëse reforma nuk kalon janë; zgjedhjet e parakohshme dhe referendum.
“Rrugë të mesme nuk ka”,- deklaron Parid Cara.

KOHA JONË SONDAZH

