Deputeti i LSI në protestë kundër Ramës për ligjin e plehrave
Përparim Spahiu, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidat për kreun e kësaj force politike do të jetë pjesë e protestave kundër ligjit të importit të mbetjeve më 1 tetor.
Njoftimin për pjesëmarrjen në protestë e ka dhënë vetë Spahiu në një postim në Twitter.
“Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë.!!!”,- shkruan ai.
Ka mjaft deputetë të mazhorancës që nuk kanë votuar pro ligjit të mbetjeve, megjithatë Spahiu është i pari që deklaron se do të marrë pjesë në protestë. Një protestë që ka si qëllim anulimin e ligjit të miratuar të enjten e kaluar në Kuvend.
Vendosa që në 1 Tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë.!!!
— Perparim Spahiu (@rimspahiu) September 27, 2016
KOHA JONË SONDAZH

