Deputeti i LSI-së Agron Çela padit për shpifje Dritan Priftin
Deputeti i LSI-së Agron Çela ka përgënjeshtruar deklaratat e Dritan Priftit. Ky i fundit e akuzonte deputetin Çela si përfitues nga transfertat e DIA-s.
“Përsa shpif Dritan Prifti, deklaroj se nuk ekziston asnjë transfertë nga DIA në kompani që unë kam drejtuar në vitin 2011. Gjatë vitit 2011 unë nuk kam qenë qytetar i angazhuar në asnjë forcë politike dhe tek LSI u bashkove në vitin 2013 në prag të zgjedhjeve të vitit 2013.
Për këto shpifje të ndyra të ordinerit Dritan Prifti, do të ballafaqohem dhe do të ndjek çdo hap dhe çdo rrugë ligjore në gjykatë dhe në prokurori.
Mbështes dhe do votoj për një hetim të gjithanshëm ndërkombëtar për çështjen CEZ.
Dritan Prifti e njeh mirë Kastriot Ismailain. Kanë punuar bashkë në vitin 1990. Ata janë miq, ata janë shokë, ata punojnë bashkë, ata zhvasin popullin”, theksoi Çela.
KOHA JONË SONDAZH

