Deputeti i PD-së Alizoti: E tmerrshme të përdoresh gaz lotsjellës mbi votuesit tuaj demokratë nga vetë PD
Deputeti i PD-së Tomorr Alizoti ka folur sonte në ABCnews:
“Policia është një institucion shtetëror, por ne nuk jemi në Suedi. Vetë partia jonë ka thënë që kjo është policia e krimit.
Për ne si demokratë, prezenca e policisë do të thotë që kemi vdekur politikisht. Kur hyn policia, ka mbaruar politika.
Ai që është sot në PD nuk mund të përdori gaz ndaj vartësve të vet, ata janë votues demokratë. Izolimin nuk e ka bërë as Ramiz Alia,” tha Alizoti në ABC.
Me tej deputeti i PD thotë:
“PD sot është në një krizë të tmerrshme morale. Çdo demokrat që e ka parë atë skenë sot tmerrohet që pas 30 vitesh shikoj policinë në PD. Partia jonë ka thënë se kjo është policia e krimit. Për mua prezenca e policisë në një parti të djathtë, do të thotë se partia ka “vdekur politikisht”. Për çfarë i duhet kryetarit aktual vula dhe godina?
Për çfarë i duhet beteja më? Nuk mund të përdorej gaz ndaj vartësve të vet, ndaj votuesve të tuaj. Kjo parti nuk ka prodhuar asnjë mendim dhe koncept dhe zotëria që është në zyrat e PD nuk ka fituar asnjë garë. Ku ka të ardhme PD-ja me këto figura. PD sot është në trishtimin më të madh. Opinioni që sot pa këto pamje është shokuar.
Kriza zgjidhet me negociata dhe jo, “do rri unë me zor”. Një nga themeluesit e kësaj krize është edhe Berisha, këta janë të dy bashkëfajtorë, por asnjë nuk lëshoi pe. Të dy do të luftojnë të marrin sa më shumë demokratë. Shikoj zotërinë aktual që nuk e quaj as kryetar, është jashtë cdo lloj sfere, jashtë cdo koncepti politik.
Roja i selisë iku që të mos përfshihej në këtë turp. PD ka nevojë për dinjitet dhe alternativë. Bashën nuk e kuptoj çfarë vazhdon dhe bën më aty.
Berisha dhe Basha janë pjesë e problemit, duhet të zgjidhin krizën urgjentisht. Ky akt e fundosi Bashën sot përfundimisht në sytë e mi” -tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

