Deputeti i PD-së: Ky palo-shtet s’i kontrollon dot lojërat e fatit

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka thënë se qeveria shqiptare nuk mund të kontrollojë dot lojërat e fatit. Në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së tha se në Shqipëri ky aktivitet është aktivitet kriminal.

Këtu nuk i kontrollon fare shteti. Këtu nuk është shtet por palo shtet. Shteti nuk i kontrollon dot. Ligj kishim edhe para 2018 me ligj ka qenë. Duke pasur ligj arritëm në konkluzionin se duhet mbyllur. Po përdoret sporti tani gjëra si pretekst se do të mbështesim sportin. Ky është aktivitet kriminal në kushtet Shqipërisë kush thotë të kundërtën gënjen, ose del në krah të kriminalitetit. Është aktivitet i kapur nga mafia. Për fat të keq ka dhe politikanë që merren me lojëra fati. Nëse jeni kaq parimor duhet të ndaloni e të ngrini zërin. Këtu është policia kokë e këmbë e përfshirë“,- tha Spaho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?