Deputeti i PD godet Ramën me vezë në Kuvend, tension në sallë dhe jashtë saj

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me shumë tension dhe sherr me rikthimin e opozitës, pasi që në fillim të fjalës së kryeministrit Edi Rama, deputeti i PD, Endri Hasa doli dhe goditi me vezë kryeministrin. Pamjet flasin vetë.

Një vezë raportohet se e ka goditur kryeministrin në pjesën e kravatës, ndërsa një veze tjetër ka arritur ti shmanget, siç duket nga foto dhe video e mëposhtëme. Edhe deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri është çuar në këmbë, por ka ndërhyrë menjëherë garda.

Kryeministri ka kërkuar që deputeti të nxirret jashtë, ndërsa kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka përjashtuar nga seanca automatikisht Hasën, deputet i Elbasanit.

Por tensioni nuk ka përfunduar me ndërprerjen e seancës. Pasi janë fikur kamerat, deputetët e opozitës kanë rrethuar Ramën tek foltorja, ku mbrohej nga gardistë, dhe e qëlluan disa herë me letra. Në videon më poshtë duket se si Rama qëndron pa lëvizur gjatë sulmeve të opozitës.

Ndërkohë jashtë parlamentit situata po ndizet fort, ndaj forca të mëdha policie kanë rrethuar Kuvendin.

YouTube player

YouTube player

“Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”, shkruan Rama në Twitter.

Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve- shkroi kryeministri fill pasi e goditën me vezë.

SHKARKO APP