Deputeti i PS: Rasti i McGonigal, çështje e brendshme e Amerikës, nuk ka lidhje me Ramën
“Vërtet ai ka qenë zyrtar i një institucioni strategjik, por ishte pjesë e një vendi mik të shtetit tonë. SHBA është partneri numër një në rrafshin strategjik për kombin shqiptar. Është normale, në gjykimin tim, që të takosh një personazh të tillë që vjen nga ky institucion. Nuk shoh asnjë gjë që shkel ligjet e Shqipërisë. Ai është akuzuar atje për favorizime të oligarkëve rusë. Nëse do ketë problematika të tilla në Shqipëri, kuptohet se këto do verifikoheshin nëse do përfundojë atje gjykimi. Jo si në Shqipëri, ku jemi vend i vogël dhe i gjejmë gjithmonë një kushëri apo mik. Janë dy personazhe që janë me kombësi shqiptare me të cilët ai ka bashkëpunuar. Do shohim nëse kjo ka lidhje me shkeljen e rregullave të Republikës. Nëse ndodh të ketë gjë, ata do të përgjigjen. Personat e përfshirë do përgjigjen para ligjit.
Por nga ana tjetër s’ka asnjë lloj indicie që të ngatërrohej më sjellje ligji apo të kodit etik“, tha deputeti i PS-së, Petro Koçi, në News24.