Deputeti i PS, Rrahman Rraja: Të arrestuarin e kam kushëri, por nuk kam njohje me të

Deputeti socialist Rrahaman Rraja ka folur për herë të parë në lidhje me arrestimin e nipit të tij. Në një lidhje telefonike për ”Ora News” Rraja theksoi se nuk ka lidhje me Redjanin.

Sipas deputetit, Redjan Rraja është kushëri i tij i tretë dhe jo nip siç pretendohet. Madje ka shtuar se ka pak njohje me 34-vjeçarin. “Redjani nuk është nipi im. Babin e Redjanit e kam kushëri të dytë nga babai dhe jo nga nëna dhe Redjani i bie kushëri i tretë. Nuk kam asnjë njohje me të, ai ka qëndruar më shumë jashtë se në Shqipëri. Të marrë dënimin me maksimal që mund të ketë kodi penal, unë s’kam asnjë dijeni,

Në Nikel ne jemi 170 persona që kemi të njëjtin mbiemër”, deklaroi deputeti socialist.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?