Deputeti i PS, Vladimir Kosta: Ndarja me LSI e vonuar, më mirë me PD se sa me Metën
Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta ka shpërthyer ndaj LSI-së dhe akuzave të kësaj të fundit drejtuar kryesisht Policisë së Shtetit. Deputeti Kosta ka shigjetuar Vangjel Tavon, i cili sipas tij është një “ordiner” dhe sillet si be në Gjirokastër. Kosta bën thirrje që PS-ja të ndahet nga LSI-ja dhe të dalë e vetme në zgjedhje. Kosta shprehet se ndarja me Ilir Metën është e vonuar dhe se kjo duhet të kryhet sa më parë. Sipas tij, këto qëndrime mund të jenë radikale, por pas deklaratave të dy figurave të rëndësishme të LSI-së, Petrit Vasili dhe Lefter Koka, deputeti socialist shprehet se më mirë një qeveri PS – PD, se sa koalicioni me Ilir Metën.
STATUSI NE FACEBOOK: Aleanca me LSI-në , është vetëm – për PS- në !
Vladimir Kosta: Kam pasur jo pak kritika për punën e ministrave të LSI apo dhe deputetët e saj. Madje për Tavon, që sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës, mund të flisja gjatë edhe për çështje konkrete. E kam akuzuar dhe e akuzoj publikisht për abuzime dhe shpërdorime skandaloze me pushtetin politik që i është dhënë në Gjirokastër, si dhe për sjelljen e tij ordinere dhe fjalorin e ulët ndaj drejtuesve të PS dhe Kryeministrit. Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit. Nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.
Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu. Por këto ditë po shoh atë që shohin gjithë shqiptarët; LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD. Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

