Deputeti “kaubojs” themelon parti të re, e quan “Besëlidhja Europiane”

Më në fund e ka vendosur dhe e ka bërë publike. Deputeti socialist Eduart Ndocaj, që nuk bën pjesë më e socialistëve ka formuar partinë e tij. Disa ditë më parë e bëri publike se do të krijonte partinë e tij, mbrëmjen e sotme e ka vendosur.

Partia më e re në vendin tonë do të quhet “Besëlidhja Europiane”. Sipas themeluesit Eduart Ndocaj “një grup ekspertësh dhe politologësh po punojnë intensivisht për krijimin e statusit themeltarë të partisë “Besëlidhja Europiane” dhe të programit të saj politikë”.Sipas tij, “ngjarjet e fundit që po ndodhin në kahet e politikës shqiptare po na bindin gjithnjë e më shumë për të intensifikuar punën për hartimin e programit dhe regjistrimin e partisë në KQZ”.

“Partia “Besëlidhja Europiane” (BE), do të themelohet me nismën e deputetit Eduart Ndocaj. Pranë kësaj partie tashmë janë afruar mjaftë qytetarë, të rinjtë, intelektual dhe njerëz të botës së biznesit”, thuhet një njoftimin e deputetit Eduart Ndocaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besëlidhja Shqiptare” do të jetë si një parti e Qendrës, e cila mbron identitetin shqiptar, lobon dhe kërkon integrimin e Shqipërisë në BE, modernizimin e vendit përmes reformave serioze dhe gjithëpërfshirëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas zyres se tij mendohet se kjo parti te marre tre deputetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?