Deputeti Lefter Maliqi: Me 30 qershor mund të kemi dhe viktima

Edi Rama nuk tërhiqet nga data 3o qershor për zgjedhjet. Nga ana tjetër Lulzim Basha deklaron se nuk do lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve farsë.

Deputeti Lefter Maliqi thotë për A2 CNN se zgjedhjet e 30 qershorit duhet të shtyhen për të shmangur konfliktet civile. Zgjidhja, sipas tij, mund të vijë nga Kreu i Shtetit apo edhe nga ndërkombëtarët.

“Mund të ketë konflikt civil me pasoja për vendin dhe mendoj se zgjedhjet duhet të shtyhen. Nëse nuk shtyhen mund të ketë pasoja, deri edhe viktima. Unë jam kundër këtyre ngjarjeve, por pasojat do të jenë mbi këtë politikë”, deklaroi Maliqi.

SHKARKO APP