Deputeti Maliqi, apel policisë: U flas si koleg, mos ju bindni Ramës

Deputeti Lefter Maliqi, i cili më parë ka mbajtur poste drejtuese në policinë e shteti, në një postim në Facebook u bën thirrje policëve që të mos u binden urdhrave të Edi Ramës.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Thirrje drejtuar ish kolegëve të mi të Policisë së Shtetit ,si prinder si qytetar mos u bindni Kaloresit deshtak te Rilindjes pasi po ju perdor kundra popullit qe kerkon liri,demokraci,zgjedhje te lira gjithëperfshirëse dhe te ndershme.

Detyra e policise eshte rendi ,siguria dhe goditja ndaj krimit e bandave ,jo perplasja me popullin.Ju jeni ne sherbim te popullit,disnancohuni sa me shpejt.

Kaloresin deshtak po e marrin më qaf keshilltaret e tij mjeranë te paafte e servila dhe bandat qe e kane narr peng.

Kaloresi po perdor ish këshilltaret e tij besnik e te paafte, eprorin tuaj Lleshaj i cili ngaterron ushtrin dhe policinë,ushtria eshte per lufte e mbrojtje,policia i sherben popullit dhe lufton vetem krimin,bandat,kriminelet dhe jo popullin qe do liri demokraci,zgjedhje te lira dhe te ardhme Europiane.Kalorësi i futi policet ne veting i futi në strese po i perdor politikisht kundra popullit per te ruajtur pushtetin e vet te kapur nga mafie e bandat te cilat se lënë të dorëhiqet.Fati i tij dihet po shkon drejt humneres dhe po con vendin ne katastrof.

Une jam me ju si ju ish koleget e mi te policise dhe me popullin qe sdo diktaturen dhe te komandohet nga ky Kalores i mbajtur peng nga krimi e bandat.

SHKARKO APP