Deputeti Pjerin Ndreu: Arta Marku mund të jetë 7 vite prokurore e përgjithshme

I ftuar në “45 Minuta” të Denis Mingës ishte Pjerin Ndreu, deputeti i PS, i cili foli për Vetingun në Policinë e Shtetit, të cilin ministri Xhafa e cilësoi si prioritetin e tij në 2018. 

Po ashtu, Ndreu është shprehur se kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, mund të qëndrojë në këtë detyrë edhe për një mandat të plotë 7 vjeçar. Pjerin Ndreu mbetet nga njerëzit e afërt të Edi Ramës dhe mund të dijë sekrete që nuk i dijnë shumë deputetë të PS.

Arta Marku është e para grua mirditore që arrin kupolën e lartë të drejtësisë. Ka qenë edhe një tjetër mirditor, dikur, kryetar i Gjykatës së Lartë, Zef Brozi. Ishte i drejtë, profesionist, dinjitoz. Edhe Arta Marku duket se do vazhdojë në të njëjtën udhë, por jo natyrisht në fatin e Brozit, të cilin e shkarkoi padrejtësisht Presidenti Berisha me parlamentin e tij.

Për me tepër ndiqni intervistën e deputetit Pjerin Ndreu, që është deputet i cili rri afër halleve të njerëzve.

Intervista e plotë e deputetit Pjerin Ndreu:

Çfarë synonte ky takim?

Ishte një shpjegim për disa probleme që prek ligji, pasi përfaqësues të Ligjeve dhe Sigurisë dhe ekspertë të ndryshëm.

A pati ftesa edhe për përfaqësues të opozitës?

Nuk e di, por duhet të ketë pasur

Pati të pranishëm?

Por edhe po ti thërrisnim nuk do të vinin, për këtë nuk ke dyshim, por besoj se janë thirrur. Mbi projektin shkëmbyem disa mendime, që duhet të jenë parasysh në zbatimin e Vettingut në polici, që ka një afat prej 2 vitesh.

Është i përcaktuar dy vite?

Po, dy vite. Ligji në janar do të shkojnë në parlament, do të ketë edhe konsultime. Por brenda dy viteve do të zbatohet në polici. Unë propozova që edhe organizata e policisë të japë mendimet se cfarë mendon për drejtorin, zv/ drejtorin, pra elitën drejtuese. Janë disa indikatorë që duhet të merren parasysh në gjykimin për persona të ndryshëm që drejtojnë.

Si janë komisionet e Vettingut?

Ka komisione të jashtme me ekspertë, që do të filtrojnë pjesën e parë të kupolës së policisë, më pas kupola do të vijojnë me komisionet qendrore, ndërsa do të shtrihet në komisionet vendore.

I pari që do ta kalojë do të jetë Çako?

Po patjetër

Komisioni i jashtëm vazhdon deri kur?

Nuk jam unë hartuesi, por komisioni i jashtëm këtu mbaron, por mbikëqyr procesin. Jane tre komisione. Edhe administrata e shtetit do të kalojë një Vettingu të plotë.

Jeni njohur me një raport të SHISH të një serie zyrtarësh të implikuar, është real ai raport?

Rezervohem të jap opinione përfundimtare. Një raport me të dhëna periferike të pavërtetuara  në bazë dyshimesh nuk do të thotë asgjë. Mbi policinë janë hedhur dyshime, por në SHISH nuk është i vetmi raport, ka shumë edhe për institucione të tjera. Por këto raporte nuk janë të shoqëruara me prova, ka dhënë vetëm që ky është i implikuar dhe arsyen nuk e ka dhënë dhe nuk ka dhënë asnjë orientim për provat. Unë nuk them as po as jo, por nuk i shpall fajtor për një raport. Historia ka treguar se SHISH ka gabuar me qindra herë për gjëra të ndryshme. Unë kam qenë vetë filtrues i disa informacioneve të SHISH… Përsa kohë thotë që janë të dyshuar nuk kemi të drejtë ti bëjmë me bojë njerëzit. Dyshime kam edhe unë për punonjës të SHISH të implikuar në kultivimin e kanabisit, por cfarë të bëj të nxjerr raportin.

Nga i keni këto të dhëna?

Unë kam informacionet e mia, por nuk janë arsye pë të ushqyer median. Mua më duket jo korrekte, këto të dhëna nuk janë shashka që duhet ë plasën në media, por duhen prova, SHISH duhet t’ia dërgojë institucioneve që janë të ngarkuara. Duhet të japë të dhëna të arsyeshme se përse. Nuk mund të shkojmë më me opinione. Nuk e kuptoj sesi nga prokuroria dhe SHISH për cdo dy tre ditë del nga një dokument jashtë, duhet të ruajnë sekretin. Por sekreti nuk ruhet as në prokurori dhe as në SHISH, ose dikush i përdor për të hedhur tym se të gjithë janë të përfshirë. Si nuk doli një raport për Lazaratin, apo nuk kishte?

Për sa drejtorë të SHISH dyshoni?

Nuk është pyetje kjo…

Këto raporte do të merresh parasysh për Vettingun në polici?

Këto janë arsye për të verifikuar më shumë. Të implikuar nuk të bën asnjë raport pa u verifikuar. Disa nga emrat janë të implikuar, por nuk janë të gjithë dhe nuk është kjo letër e SHISH që duhet të dalë në media dhe të shitet…Letra duhet të merret parasysh, por jo për ta skualifikuar, por për ta verifikuar më tepër për të shkuar të e vërteta. Nuk mundesh me një informacion të SHISH të nxjerrësh një njeri të inkriminuar.

Keni një opinionin pse po vonon dekretimi i kreut të SHISH?

Zotin Bendo nuk e njoh dhe nuk e kam takuar kurrë. Nuk e kam parasysh kush është. Por ajo që më bën personalisht. Si qenka e mundur që u dekorata drejtori dhe zv/drejtori nuk paska kapacitetet për ta kryer këtë funksion. Është një punonjës në karrierë. Ai që ishte i paska dhe ky që punonte me të nuk i paska, kjo më lë hije të çuditshme në arsyet e mos dekretimit. Kjo është e drejta e presidentit ta dekretojë apo jo. Por që zv/ drejtori të mos certifikohet dhe drejtori të certifikohet dhe dekorohet kjo më duket habi shqiptare.

Ishte habi edhe letra e Metës për votën në OKB?

Për mua ishte habi. Cështje personale e presidentit, por letra ishte kundërvënie ndaj qeverisë, se nuk kishte lidhje me problemin

Ka sot një përplasje mes presidencës dhe qeverisë?

Normale që institucionet të mos kenë përputhje, ka qasje të ndryshme

Letra e Metës nuk ishte normale…

Për mua është një letër që u mundua për të goditur qeverinë dhe për të nxjerrë vetën si pro amerikan i devotshëm, por më duket se nuk e ka bërë efektin. Për mua ajo letër ishte një thikë kundër qeverisë. Dikush që mendoni se qeveria po tundej në një moment vrapoi ta dërgonte. Letra është anormale dhe nuk duhet të ndodhte. Por politika amerikane nuk është si kafja e lagjes, por turravrap për ti lëshuar dicka të errët qeverisë në kurriz ishte i dukshëm, por nuk ka bërë efektin.

Cili ishte momenti që u tund qeveria?

Menduan se u tund qeveria dhe me vrap…

E keni fjalën për parlamentin dhe sot janë 10 deputetë të paditur….

Ta gjuash kryeministrin me mjete të forta dhe të provokosh secili mban përgjegjësi për pasojat e veta. SHBA dhe BE bashkë me ne po shkelin Kushtetutën? Po kush e beson këtë?

A jeni të shqetësuar nga protestat e opozitës?

Jo. Cili është problemi këtu, se nuk e kuptoj? Dikujt i dhemb reforma në drejtësi këtu…

Prokurori kaloi pa Vetting…

Ishte qartësisht e kuptueshme. Pasi i mbaroi mandati një prokurori ai nuk mund të jetë më në detyrë.

Iu tremb fati që protestat e opozitës mund të jenë të forta, ka zëra se mund të jetë një 21 janar i dytë?

Jo, nuk ka shanse. Duhet të jetë Saliu që ta bëj. Mund të bëjnë gjithçka, ne i lamë të bëjnë cfarë të duan. Ja ku janë ata që në biografinë e vetë kanë mijëra zullume, nuk kanë moral të bëjnë veprime të tilla për një vakum ligjor që do të mbushet me vakum. Basha ia fut kot dhe kjo nuk është hera e parë. Personaliteti i zonjës Marku dhe shkollimi flasin për zero implikim me shumicën e sotme. Por është amoralitet që të thuash se vajza e një familje të djathtë, që i ke pasur apo mos i ke në protestë. Është hera e parë që në post kaq të lartë, politika shqiptare nuk hyn për të gërmuar për funksionarë për qasje të ndryshme politike.

Është e vërtetë që keni firmosur në një fletë të bardhë pa emër?

Jo. Unë nuk mund të firmosja pa emër. Nuk e kam takuar kurrë dhe për një vit që kam punuar në Pukë njerëzit e vet i kam pasur kundërshtarë.

U surprizat për emrin e saj?

Po, por kjo nuk ka bërë problem te ne

Do të jetë e përkohshme zonja Marku?

Nuk e di, unë e di të përkohshme, por mund të jetë e përhershme, cfarë problemi ka? Opozita thotë ne nuk kemi gjë me emrin, por me procesin.

Si e vlerësoni drejtimin e Ministrisë së Brendshme?

Nën udhëheqjen e Xhafës ka një kapërcim spektakolar pozitiv

Në janar është folur për goditjen e peshqve të mëdhenj…

Kjo nuk na takon ne, por drejtësisë. Aty i ka dosjet, ti hapë dhe ti arrestojë. Ne kemi një detyrim të shprehim pa kufizim në qetësi absolute, në ndikim zero në goditjen e kriminelëve, nuk do të bëhemi pengesë.

Por a keni një pritshmëri?

Si qytetar dhe parlamentar po u paralajmëroj; reforma në drejtësi është tërmet që nuk është parë dhe dëgjuar ndonjëherë jo në Shqipëri, por në asnjë vend të botës. Lerë se cfarë flasin është turp ti dëgjosh, këtu do të jemi…..prandaj ka ngjallur edhe frikë. Ata që kanë frikë kanë akoma forcë për të ngadalësuar, por jo për ta ndalur. Ky proces do të kryet dhe atëherë….SPAK është një strukturë e kapërcyeshme

Ky tërmet do të kapë edhe parlamentin?

Të gjithë. Pas vettingut në drejtësi ka një grup që është objekt i SPAK, ministria, deputetë, kryeministra dhe Presidentë. Nuk do të shpëtojë askush nga SPAK.

Keni një urim për ata që ju thatë po ndalin procesin?

Ta gëzojnë 2017 se për 2018 nuk e di si do të shkojë punë.

 

SHKARKO APP