Deputeti Sula: Basha do të jetë në listën e Berishës për zgjedhjet në 2025. Kandidatë për kryeministër janë…

Me humbjen e vulës së PD-së, Lulzim Basha tashmë është vetëm deputet dhe është përballë një pikëpyetje të madhe sesi do të jetë grupi i tij për zgjedhjet parlamentare në 2025. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula thotë se Basha do të jetë në listën e Berishës për deputetë.

“Unë shikoj që në fund Basha do të jetë në listën e Sali Berishës. Budallai unë kam ngelur që i bie murit me kokë. Berisha do të thotë që; për hir të opozitës edhe Luli na duhet se ka qenë 8 vjet kryetar, të futet në listat e PD. Këtë duhet të kuptojmë të gjithë. Do shohim si do bëhen ndryshimet në kod zgjedhor. Është për t’u parë Basha nuk ka qenë kurrë kryetar i PD, por administrator, pronar de facto ka qenë Berisha. Mentor i Bashës ka qenë Berisha diktimin e vendimeve ka marrë Berisha. Nuk është fuqia e Bashës non grata”,-tha Sula.

Deputeti demokrat i bëri thirrje Berishës që të distancohet nga kandidimi për kryeministër në zgjedhje dhe të mos riciklojë figurat që nuk i duan qytetarët. Nëse PD vijon në këto kushte sipas Sulës, nuk ka shanse për fitore. Dy kandidaturat më të mira për të qenë kryeministër dhe për t’u përballur me Ramën, sipas Sulës janë Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.

“Bardhi e Tabaku janë kandidatë të mundshëm për kryeministër që janë ndryshe nga Rama e mazhoranca, të pakorruptuar dhe me vizion që do të bëjnë ndryshimin. Figura e kryeministrit duhet të ndahet nga figura e partisë. Berisha duhet ta bëjë për demokratët, por ata demokratë e kanë bërë president dhe kryeministër. Nëse do të mendojë për vete e familjarët e vet e ka shkatërruar të djathtën”.

SHKARKO APP