Deputeti Tahiri sulmon KQZ: Vendim politik

Pas heqjes së mandatit të deputetit, Dashamir Tahiri ka sulmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duke e cilësuar vendimin e saj si politik dhe në shkelje të ligjit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri shkruan se që në fillim të procesit është parë qëndrimi politik. Ai thekson se  vendimi politik i KQZ është marrë për ta dëmtuar figurën e tij dhe opozitën, si dhe për të vendosur barazbeshë në procesin e dekriminalizimit.

Tahiri sfidon anëtarët e KQZ që të gjejnë vetëm një element të ligjit që e bën të pavlefshëm mandatin e tij të deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Dashamir Tahirit

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagim per vendimin e KQZ

Qe ne fillim te ketij procesi eshte pare qendrimi politik.Mazhoranca ne KQZ nuk kane respektuar ligjin por kan marre vendim politik per te me demtuar mua dhe opoziten si dhe per te vendosur barazpesha te papranueshme ne kete proces.Sfidoj kedo prej anetareve te KQZ qe kane sadopak integritet personal dhe profesional qe te me gjejne vetem nje element te ligjit per te ber te pavlershem mandatin tim.Kjo esht nje beteje qe me shume se politike ka te bej me dinjitetin personal te votuesve te Vlores dhe komunitetit Cam qe me ka mbeshtetur per te cilen detyrohem ta ndjek kete ceshtje deri ne fund ne rruge ligjore per te zbardhur te verteten.Mandati im nuk eshte i KQZ dhe as i lojrave politike por i votuesve te Vlores.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?