Deputetja Çupi: Skandaloze djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re

Pas zhvillime te fundit në lidhje me akuzat për përdhunim dhe dhunë ndaj një vajze nga ana e djalit të deputetit socialist të Krujës ka ardhur edhe një reaagim nga Kryetarja e Aleancës së Grave deputete Dhurata Çupi.
“Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë”, shkruan në një shenim të saj Çupi e cila kërkon kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

Ja shenimi i plotë i deputetes në facebook:

Si përfaqësuese e Aleancës së Grave deputete jam thellësisht e indinjuar nga një ngjarje që ka tronditur cilëndo nënë që po rrit një vajzë në këtë vend mes frikës se krijesa e saj do të përballet me një makabritet të tillë.
Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Nuk është vetëm veprimi skandaloz që është kryer nga djali i një ligjvënësi shqiptar por edhe sjellja dhe mbrotja që i ka vënë në dispozicion dhunuesit të saj.
Kjo është skandal përtej skandalit që thellon frikën duke mbyllur gojën përpara një pushteti që sdi të ndalet në anën cnjerëzore të tij edhe për ngjarje të tilla. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.

Reagon deputeti i PS

Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Durrësit, Rrahman Rraja, mohoi dje akuzat e ngritura nga ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë së Fushë-Krujës.
Në një intervistë për median, deputeti Rraja u shpreh se nuk e ka takuar asnjëherë oficerin e policisë Emiljano Nuhu, ndërsa i cilësoi akuzat e bëra ndaj tij si sajesë.
Ai tregon dhe precedentin e djalit të tij që e lidh me Stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Deputeti socialist tregon se ka pasur një denoncim nga një vajzë, me të cilën ka pasur një lidhje dhe është ndarë.
E nxitur nga xhelozia, vajza ka bërë në Polici një denoncim të cilin më pas e ka tërhequr. Madje, sipas tij, vajza të nesërmen e denoncimit iu përgjigj dhe akuzave për përdhunim të bëra nga ishKryeministri Berisha, duke deklaruar se familja Rraja është një familje e nderuar në Krujë dhe nuk meritonte ato akuza.
Sipas deputetit, kjo marrëdhënie xhelozie mes djalit dhe vajzës është zgjidhur mes tyre dhe nuk kanë pasur asnjë problematikë tjetër me Policinë dhe ligjin. Rrahman Rraja mohon kategorikisht akuzat se në Stacionin e Policisë ai ka qenë bashkë me vëllanë dhe persona të tjerë siç e akuzon ish-nënkomisari i Stacionit të Policisë, Emiljano Nuhu.

SHKARKO APP