Deputetja e PD-së: Ja gjendja e qendrave shëndetësore (FOTO)

Situata e fundit gripale, bëri që shqiptarët ti drejtoheshin spitaleve, për të marrë ndihmën mjekësore. Por në jo të gjitha spitalet ane mbarë vendit, erdhën lajme të mira. Në shumë raste u denoncua për qendra shëndetësore dhe spitale, që nuk plotësojnë kushtet jetike.

Përmes një postimi në rrjetetin social facebook, deputetja e Partisë Demokratike, Eleina Qirici, ka treguar për qendrat shëndetësore në zonën ku ajo është deputete, në qarkun e Korcës. Qirici ka publikuar disa foto në të cilën shihen, sipas saj, qendra shëndetësore që janë në kushte skandaloze.

“Ngricat qeveritare nxjerrin jashtë funksioni institucionet e shërbimit shëndetsor. Qendra Shëndetsore në fshatin Vishocicë, Bashkia Bilisht, Qarku Korçë (pamje frike, turpi, mjerimi). Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në temperatura minus, që nuk ofron dot më asnjë shërbim shëndetësor në disa fshatra në këtë zonë, për mijëra banorë”, shkruan Qirici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apeli i deputetes është se duhet një “Check Up”, i qendrave shëndetësore. Më tej, opozitarja shkruan në facebook, se: “Asnjë shërbim shëndetësor nuk mund të ofrohet nga kjo QSh për banorët në këto ditë të acarta dimri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja i ka bërë thirrje DSHP, ku kërkon të vihet menjëherë në lëvizje, “për ta kthyer në funksionale këtë QSH dhe menjëherë më pas, me përmirësimin e motit, të investojë urgjentisht në infrastrukturën e godinës”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?