FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e PD-së: Të rinjtë po ikin, po varfërohet tregu i punës në vend

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, përmes një video-mesazhi ka analizuar rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s.
Në postimin e saj, Tabaku shprehet se “çmimet janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, ndërsa pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian”.
Qeveria propagandoi me të madhe sikur çfarë ka ndodhur me rritjen e vlerësimit të Standard’s and Poor’s, por në fund të ditës ndryshimin e shihni ju. E shikojnë qytetarët çdo ditë, në xhepat e tyre. Ndërkohë që çmimet janë një realitet i ri. Janë rritur me të njëjtat hapa dhe nivele si janë rritur në Bashkimin Europian, pagat dhe të ardhurat për frymë janë 38% e atyre të Bashkimit Europian. Ndërkohë që nga tregu i punës kanë dalë 21 mijë studentë, i kanë hapur vendin 27 mijë pensionistëve dhe ne vazhdojmë të jemi vendi në gjithë Ballkanin Perëndimor; me faturën sociale sa 11% e PBB-së, me faturën më të ulët të pagave 5% të PBB-së, por njëkohësisht vendi me varfërinë më të lartë. Shifrat janë kokëforte! Ky është realiteti jashtë realitetit të propagandës!”, deklaron Jorida Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?