Deputetja e re e PS, Iris Luarasi: Opozita duhet të reflektojë pas humbjes

Deputetja e Partisë Socialiste në Parlamentin e ri, Iris Luarasi ka treguar sesi vendosi të bëhej pjesë e listave, teksa ka zbuluar edhe faktin që kjo nuk ka qenë oferta e parë për t’u përfshirë në politikë. Sa i përket opozitës në vendin tonë, Luarasi theksoi se humbja e thellë e tyre duhet të jetë një mësim për të ardhmen.

”Unë mendoj që opozita në këto momente nëse nuk e ka mësuar mësimin dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve me rreth 145 mijë vota më pak, kjo tregon që ti ke një problem shumë të madh me votuesin.

Ke marrë notën tënde tek votuesi dhe duhet ta lexosh këtë për ta kthyer në një histori suksesi në të ardhmen. Zgjedhësit me notën që të kanë vënë kanë treguar që kjo nuk është performanca që ata presin nga ty”, thotë Luarasi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me pjesëmarrjen e grave në Parlament, Luarasi u shpreh se është një përfaqësim shumë i mirë ku theksoi edhe faktin se në vendin tonë ende nuk ka rëndësi cilësia që përfaqëson një grua, por vetëm fakti nëse ti je burrë apo grua.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?