Deputetja Elda Hoti: Jam e zhgënjyer nga kjo lloj politike. Çdo gjë është farsë, teatër e lojëra fjalësh

Nga deputetja e pavarur, Elda Hoti

Kur hyra në parlament, mendova dhe shpresova se diçka do të benim ndryshe. Se do te ishim të gjithe së bashku per te sjelle nje frymë të re, një shpresë dhe për te bërë opozitë siç na takonte.

Por dua sot t’ju them shqipëtareve që jam e zhgënjyer nga kjo lloj politike. Këtu çdo gjë është farsë, teater, lojera fjalesh dhe shtrengime duarsh.

Të dashur shqiptarë, mos bini pre e askujt që tenton t’ju mashtroje duke ju kërkuar votën, por votoni për demokracinë e këtij vendi. Ata nuk janë asgjë veç se profetë të rremë.

Mjaft kanë vuajtur familjet tona në komunizëm.
Të paktën ne dhe femijët tanë të kontribuojmë dhe të ecim me hapa drejt Europës.

Më vjen keq se si tolerojmë një Kryeministër qe sa herë vjen dhe flet në foltore vetëm ofendon dhe bulizon të rinjtë dhe gratë.

I cili nuk e do të ardhmen e këtij vendi.
Që mundohet të na tregojë duke bërë propagandë me pamje 3D një realitet thua këtu lulëzon çdo gjë.

Por mjerimin, varfërinë, largimin e të rinjve, këtë realitet të hidhur dhe të vështirë që po kalojmë nuk e mbulon dot…

Unë perfaqesoj qarkun e Lezhës, një qark që ka shumë probleme, ku ndër më shqetësuese dhe alarmante është largimi i të rinjve se nuk kanë asnjë mundësi punësimi. Nuk kanë siguri për të ndërtuar të ardhmen e tyre

Se ne kemi një Kryeministër që po na përçan si shqiptarë, që ofendon dhe nënçmon veriorët.

Por një gjë ta siguroj Kryeministër si veriore dhe malësore që jam, ti nga verioret do ta humbasësh ketë fitore iluzionare të mandatit të tretë që ke krijuar në mendje.

SHKARKO APP