Deputetja Elda Hoti kundër shkarkimit: Komisioni i Venecias e tha qartë që nuk ka asnjë shkelje nga Presidenti Meta
Deputetja Elda Hoti u shpreh kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e saj në Kuvend, Hoti deklaroi se e gjithë vëmendja e masakrës Zgjedhore të 25 Prillit, po zhvendoset tek ky teatër i stisur për shkarkimin e Presidentit. Më tej ajo theksoi se ky është një proces i paprecedent i Parlamentarizmit Shqiptar.
“Komisioni hetimor parlamentar nuk mund të ngrihet, as të funksionojë 4 muaj përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual. Komisioni i Venecias e tha qartë që nuk ka asnjë shkelje nga Presidenti Meta dhe me fletërrufenë tuaj e mbyllët atë marrëzi me një qortim të vogel sa për të mos dalë duar bosh.
Po ju e keni bërë gati shkarkimin e Presidentit akoma pa e shkarkuar. Jeni bërë si ata gjahtarët, të cilët kanë bërë gati murin për te varur lekurën, akoma pa kapur tigrin”, tha mes të tjerash deputetja Hoti.
Fjalimi i plotë i deputetes Elda Hoti:
E gjithë vëmendja e masakrës Zgjedhore të 25 Prillit, po zhvendoset tek ky teatër i stisur për shkarkimin e Presidentit.
Një proces i paprecedent i Parlamentarizmit Shqiptar. Komisioni hetimor parlamentar nuk mund të ngrihet, as të funksionojë 4 muaj përpara përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual.
Brenda dy viteve, kjo mazhorancë inicion fiktivisht për të tretën herë një proces të pambështetur në Kushtetutë dhe ligje, për të hetuar Presidentin e Republikës, si të vetmin autoritet dhe organ Kushtetues, që i ka dalë përballë kësaj shumice dhe Kryetarit të saj, për të frenuar paligjshmërinë e qeverisë, në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar
Komisioni i Venezias e tha qartë që nuk ka asnjë shkelje nga Presidenti Meta dhe me fletërrufenë tuaj e mbyllët atë marrëzi me një qortim të vogel sa për të mos dalë duar bosh.
Po ju e keni bërë gati shkarkimin e Presidentit akoma pa e shkarkuar. Jeni bërë si ata gjahtarët, të cilët kanë bërë gati murin për te varur lekurën, akoma pa kapur tigrin.
Ne kemi një kryeministër, që e ka shkelur Kushtetutën sa herë i ka interesuar dhe sot po bën marrëzinë e rradhës me votat që ka në këtë parlament, duke bërë një puç institucional, ndaj institucionit të Presidentit të Republikës.
Ju nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni.
Unë nuk pranoj të bëhem palë e këtij turpi që po vuloset në historinë e Parlamentit Shqiptar