Deputetja Elda Hoti: Qeveria të shpëtojë shqiptarët që janë në Siri

Deputetja Elda Hoti kërkoi nga qeveria që të marrë masa për shqiptarët që ndodhen në kampet e refugjatëve në Siri. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, deputetja Hoti u shpreh se është e pafalshme që qeveria e Edi Ramës nuk ka vendosur kontakte me autoritetet që veprojnë në territorin e Sirisë, ku ndodhen dhe shqiptarët që ishin bërë pjesë e ISIS.

Fjalimi i plotë i deputetes Elda Hoti sot në Kuvend:

Kur këtyre nuk ju intereson ajo që ti thua, të nderpresin fjalën. Të rinjtë shqiptar, që bien pre e terrorizmit, që po bëhen viktima të një lufte terroriste, të mitur që rezultojnë të rrëmbyer, sipas këtyre nuk janë tema për tu trajtuar te Rinia.
Faktet që unë parashtrova sot ishin të verteta të dhimbshme për qeverinë, që të më lejonin të mbaroja fjalën time në seancën e sotme parlamentare.

Rinia ka qënë kryefjale për mua, në çdo seancë që kam folur përpara jush te nderuar kolegë dhe qytetarve Shqipëtar. Se ndjehem pjesë e tyre. Rinia ka forcë, ka ëndrra dhe dëshira, por në Shqipëri ka më shumë probleme.

Por unë sot e ndiej detyrim, për të ngritur zërin, për një çështje madhore që ka tronditur gjithë opinionin publik. Bëhet fjalë për rastin, që publikoj emisioni që transmetohet ne Mediaset “Le Iene”, për të miturin Alvin Berisha. I cili ndodhet ende në kampin Al Hawl në Siri. E nderuara zonja ministre Spiropali, si ka mundësi që thoni që keni kontaktuar shërbimet e Kosovës, kur Bedri Elezi që po merret me riatdhesimin e kosovarëve të tjerë të mbetur thotë, që asnjë nga qeveria shqiptare nuk kane kontaktuar me të.

Kampi Al Hawl shtë një vend i pistë, i mbipopulluar, njerëzit që janë brenda kampit përballen edhe me mungesë të ushqimeve, ilaçeve dhe kushteve elementare për jetesë. Sipas informacioneve dhjetra fëmijë dhe gra shqiptare mbahen peng dhe janë në kurthin e luftës në Siri.

Alvin Berisha, fëmijët Dumani rezultojnë të rrembyer në skedat e interpolit. Bëhet fjalë për të mitur, fëmijë Shqipëtar jetim, që ndodhen në vështirësi në zonë lufte. Aleatët tanë amerikan kërkojnë tërheqjen dhe largimin e çdo shqiptari nga ky konflikt. Në bazë të nenit 8 të Kushtetutës, qeveria shqiptare ka detyrimin të mbroj dhe kujdeset për shtetasit shqiptar edhe kur ata jetojnë jasht territorit të Republikës së Shqipërisë.

Por dashuria dhe vëllazëria e kryeministrit me presidentin Erdogan i ka errësuar gjykimin dhe e ka larguar nga detyrimi për tu kujdesur pēr shtetasit e tij, të cilët po bëhen viktima të një lufte terroriste.

1- Si eshte e mundur qe duke filluar nga Kryeministri, ministri i jashtem, zevendes ministra, u prononcuan qe nuk kane referent nga pala kurde?!

2- Si eshte e mundur qe Kryeministri i nje vendi te Natos nuk e di qe SDF dhe YPG, jane nga 8 vite ne krahe te forcave te Natos dhe kane perfaqesi te tyre ne të gjithe kryeqytetet e Evropes?!

3- Si qenka kaq e veshtire ti riatdhesoni, kur Presidenti Donald Trump ka kerkuar qe shtetet ti marrin qytetaret e tyre, nga kampet kurde ne Siri .

Duke ju kujtuar Zoti Kryeminister dhe perfaqesues të ministrise se jashtme dhe ministrise se brendshme, qe perpara se të jepni shpjegim, hiqni dy aleatet qe keni permendur me pare, se po talleni me inteligjencen e Shqipetareve.

Sepse nuk dua ta besoj, qe jeni aq të painformuar, sa te anashkaloni faktin qe armiku kryesor i kurdeve eshte Turqia.
Dhe pas terheqjes se trupave Amerikane qe kane pas mbeshtetjen e forcave kurde ne luften kunder ISIS, edhe ky opsion ra poshte.

Ne keto dy jave Zoti Kryeminister, ministra dhe zv ministra, me thoni keni kontaktuar me autoritetin Kurd SDF, YPG?

Keni patur Zoti Kryeminister ndonje kontakt me perfaqesuesin special të kombeve të Bashkuara per Kurdistanin zotin SOKOL KONDI, I cili mund të ishte ndermjetesi per te marre femijet Shqiptare nga kampi?!

Dhe pas marreveshjes midis ushtrise se rregullt Siriane dhe forcave kurde SDF, YPG, administrata e kampit po u kerkon shteteve të terheqin shtetasit e vet.

Pra meqe ishit ankuar qe nuk kishit referent! Mëqë këto 8 muaj keni patur kohë të veproni po nga sa u kuptua nga deklaratat qe keni bërë ju dhe zyrtaret tuaj, nuk është bërë asgjë. Çfarë hapash konkret keni marrë nga data qe u publikua rasti i Alvin Berishes në emisionin Le Iene?

Me shpresën që emisioni tjetër “Le Iene” të flase për një qeveri që kujdeset për shtetasit e vete.
Që merr pergjegjësi morale dhe ligjore për fëmijët e mitur të braktisur në kamp. Në rastin pozitiv që keto fëmijë dhe gra të riatdhesohen, a keni marrë masa që të rehabilitohen dhe të integrohen?! Shqipëria pranon të marrë 3 mijë muhaxhedine iranian, por nuk ndermerr asnjë hap konkret për të kthyer në atdhe fëmijët shqiptarë.

Qeveria shqiptare vazhdon me planifikime e justifikime sidomos tani që kampet po shkatërrohen. Po nga informacione të sigurta gjendja në kamp është stabël dhe ju mund të ndërhyni ti riatdhesoni shtetasit tuaj. Zgjohuni pra, sa nuk ështē vonë dhe plumbat e terrorit të mos marrin më shumë jetë shqiptarësh. Është koha për ta ndalur këtë dorë vrastare. Kosova i mori shtetasit e vet, Shqipëria akoma jo!

 

SHKARKO APP