Dëshmia tronditëse, Vasili: Qeveria të lërë arrogancën e neveritshme, justifikimet vrastare e propagandën e pështirë

Një dëshmi tronditëse dhe thirrje të dëshpëruara për ndihmë nga një djalë i ri nga Elbasani që pret të shtrojë nënën e tij me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka ngjallur reagime të forta pasditen sotme në opinionin publik. I riu tha mes lotësh për gazetarin e “Neës24” Erjon Skëndaj se nëna e tij po bënte disa orë që priste në ambulancë, pasi urgjenca nuk ka vende.

Me zërin që i ngashërehej, djali tha se nuk mund ta shihte nënën e tij duke vdekur në ambulancë si kafsha, pasi jetën ia kishte falur Zoti.

Po ashtu i riu pohoi se nënës së tij nuk i është bërë ende tamponi dhe se kishte harxhuar 600 mijë lekë deri tani dhe nuk ishte rimbursuar.

Duke marrë shkas nga këto denoncime të forta, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili teksa publikon në rrjetet sociale dhe videon me dëshminë e të riut, i bën apel qeverisë që të lërë mënjanë arrogancën e saj të neveritshme.

“Qeveri, lëre arrogancën e neveritshme.(VIDEO).

Qeveri, lëri justifikimet vrastare.

Qeveri, lëre propagandën e pështirë.

Lotët e këtij djali për nënën e sëmure, që nuk e shtrojnë në Sanatorium dhe që lëngon me COVID në autoambulancë, janë dëshmi rrënqethëse se si kryeministri dhe qeveria gënjejnë poshtërsisht.

Fjalët e këtij djali janë shuplakë për qeverinë, që me një logjikë kriminale bën propagandë në vend, që të veprojë.

Këto lot dëshpërimi të një djali, që nuk gjen ndihmë e mbështetje për nënën e tij janë një dhimbje pa fund për çdo njeri që ka zemër, por jo për qeverinë e hipokritëve”, shprehet Vasili.

SHKARKO APP