Dështimi i negociatave me BE, opozita thirrje Ramës: Jep dorëheqje!
Në një kohë kur opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas dështimit të negociatave me BE, ashtu sikur edhe për Shqipërinë, të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe opozitarët shqiptarë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ nënkryetari i PD-së Edi Paloka i ka bërë thirrje publikisht Ramës që të japë dorëheqje.
“E vetmja gjë e pranueshme qe mund t’ju thuash shqiptareve sot është: “Jap dorëheqje”
Çdo fjali apo fjalim tjetër vetëm do te shtoje urrejtjen dhe përbuzjen e shqiptareve për ty.
Harroje qe me qurravitjet dhe gulçimat para kamerave do marresh keqardhjen apo ca me shume mirëkuptimin e shqiptareve. Ju ka dale boja me kohe dhe ketyre shfaqjeve sa here qe kapesh kaps…
Qërohu një ore e me pare e hapu rrugën shqiptareve se boll te zeza ju ke bere.”, shkruan Paloka.