Dështimi i takimit Rama-Basha: Si e pasqyruan mediat ndërkombëtare

Dështimi i takimit të liderëve politike te vendit mbi Reformën në Drejtësi ka qenë edhe në fokus të mediave ndërkombëtare.  

Prestigjiozja “Washington Post” shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha nuk arritën ta hidhnin hapin  tjetër, që vendi duhet të kalojë për të bindur Bashkimin Evropian se është pikërisht koha e duhur për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Për “Washington Post”, edhe pse takimi ishte një moment i rrallë uniteti në Shqipërinë post-komuniste, pas tri orë bisedimesh Basha dhe Rama  dolën për të fajësuar  palët për dështimin e arritjes se konsensusit për draftin e paketës ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa “Associated Press” sjell në vëmendje deklaratat e shefes së politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini dhe komisionerit të zgjerimit Johannes Hahn për t’i shkuar deri në fund Reformës në Drejtësi, ndërkohë që po ashtu përmend zyrtaren e lartë amerikane Victoria Nuland që i telefonoi Bashës dhe Berishës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar sistemin gjyqësor si thembra e Akilit e një në Shqipërinë post-komuniste, e cila përmendet gjithmonë në raportet ndërkombëtare për varësinë e saj politike, korrupsionin, mungesën e pavarësisë dhe profesionalizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?