Dështon takimi elektoral i PS në Durrës. Banorët ankohen për rrugën dhe mungesën e ujit
Partia Socialiste në Durrës kishte paralajmëruar një takim elektoral me banorët e zonës së Kënetës në këtë qytet.
Por drejtuesit e PS në Durrës janë gjetur para një situate të papritur kur kanë shkuar për takim. Banorët, të cilët më parë kanë votuar PS, kanë dalë në takim për të shprehur pakënaqësinë lidhur me premtimet e pambajtura të Rilindjes.
Rruga në këtë zonë nuk është ndërtuar edhe pse prej shumë mandatesh bashkia drejtohej nga PS. Deputetët socialistë premtuan në zgjedhje te kaluara se rruga do të ndërtohej shumë shpejt, por në 4 vite nuk bënë asgjë.
Mungesa e ujit është një tjetër problem emergjent i banorëve. Përballë irritimit të banorëve drejtuesit e PS kanë anuluar takimin.

KOHA JONË SONDAZH

