Detajet e darkës Vuçiç-Rama, Ivica Daçiç këndoi këngë te vjetra dhe arie

Kështu shprehet për A1 Report këshilltari i kryeministrit Rama për çështjet e rajonit, Shkëlzen Maliqi, ndërsa thotë se në darkën pa protokoll mes dy delegacioneve atmosfera ka qenë mjaft relaksuese, aq sa ministri i Jashtëm serb, Daçiç edhe ka kënduar!

Por, për kryeministrin Vuçiç, thotë Maliqi, ishte e vështirë të pranohej deklarata e Ramës se “Kosova e pavarur është fakt i patjetërsueshëm dhe se duhet respektuar”.

“Herë pas here Vuçiç i ankohej kryeministrit Rama”, thotë Mailiqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se darka nuk është mbajtur në restorant, siç u përfol në disa media, por në një pjesë të ish-rezidencës së presidentit të ish-Jugosllavisë Tito.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata e quajnë “Shtëpia e Gjahut”. Ka qenë një atmosferë e relaksuar, darkë pa protokoll, në të cilën ishin vetëm delegacionet e ngushta, kryeministrat dhe anëtarët e delegacionit. Kishte ushqim të bollshëm, pak muzikë, madje zv/kryeministri Ivica Daçiç ka kënduar arie dhe këngë të popullarizuara”, tha Maliqi.

Pavarësisht marrëveshjeve të firmosura dhe frymës së bashkëpunimit që është shfaqur në takimet pas konferencës për shqyt të dy homologëve, për kryeministrin serb Vuçiç ka qenë e vështirë të “kapërdijë” deklaratën për Kosovën, e cila doli jashtë pritshmërive të tij.

Maliqi e shpjegon këtë fakt me presionet e brendshme që mund të marrë Vuçiç nga kundërshtarët e tij politikë, të cilët sipas tij mund ta konsiderojnë të dobët përballë guximit të Edi Ramës për të prekur në mes të Beogradit një çështje të “nxehtë” për ta.

Vuçiç është ankuar te Rama se i ka sjellë shumë probleme me atë deklaratë. Kohë pas kohë ia kujtonte këtë, por atmosfera ka qenë pa tensione, me biseda dhe batuta të këndshme, siç takohen një grup njerëzish që edhe pse nuk janë miq, pretendojnë të nisin një frymë të re marrëdhëniesh mes tyre.

Kishte disa momente kur Vuçiç prapë shpërthente ose e shprehte pakënaqësinë se nuk duhej që Rama të hapte temën e Kosovës. Ai ka brengat e veta, ka kundërshtarët e vet politik që mund ta shfrytëzojnë këtë për të thënë se Vuçiç është politikan i dobët”, tha Maliqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?