Dezinformimi për operacionin e SPAK, eksperti Karamuço: Disa persona janë larguar nga Shqipëria

SPAK-u ka hedhur poshtë disa informacione për një operacion dhe arrestime në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Në një reagim për shtyp, Prokuroria e Posaçme tha se po vijon hetimet dhe nuk ka pasur asnjë operacion gjatë natës.

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë se disa personave që i dolën emrat për arrestim janë larguar nga Shqipëria. Ai ka theksuar se këto informacione që dalin, nxitin edhe të tjerët për t’u larguar.

”Ka teknika të lajmeve të rreme që i krijojnë vetë për të parë reagimet e funksionarëve, të cilët ata dyshojnë brenda BKH dhe brenda SPAK. Një taktik që e kanë implementuar ekspertët e FBI. Më falni, që po e them sepse ndoshta është dhe si sekret, pasi e përdorin organet ndërkombëtare. Ka dhe një gjë, që persona që kanë dalë emrat që mund të arrestohen, një ose dy nga këta janë larguar nga Shqipëria. Edhe këto informacione që dalin, nxitin të tjerët për t’u larguar”.- tha Karamuço.

SHKARKO APP