Dha dorëheqjen si nënkryetar i PD, Gjekmarkaj: Berisha dhe Basha të bëjnë një hap pas
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD, deputeti Agron Gjekmarkaj, bëri me dije se jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Partisë Demokratike.
Në një reagim në facebook, thirrja e tij është që Basha dhe Berisha të bëjnë një hap pas, ku edhe ka treguar pse e mori vendimin.
“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj. Të bëjë një hap pas SB dhe LB. Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi.
Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve. Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”.