”Dhjaks, është njëshi për të mbushur brekët”, Kryemadhi: Kam keqardhje për gratë socialiste
Në Parlamenti i Shqipërisë, ka një debat lidhur me gjuhën e përdourur nga Sali Berisha në lidhje me dosjen ”McGonigal” i cili tha se ka video intime dhe mesazhe erotike mes tij dhe ministrave të qeverisë ”Rama 3”. Janë 27 deputetë socialistë kanë kërkuar përjashtimin maksimal të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës për shkelje të kodit të sjelljes së Kuvendit, ndërsa jashtë Parlamentit qytetarët janë në protestë.
Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën deputetës së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhit, teksa ajo po fliste për Edi Ramën.
“Kam keqardhje për gratë socialiste. Të gënjesh kaq hapur, të gjithë shqiptarët janë koshientë që Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave. Ai zotëria (Rama) shquhet për dhunë verbale, morale, fizike ndaj grave. Ky kryeministër është ushtar i krimit të organizuar. Zbatoni rregulloren. Unë e di që jeni në presion të madh. Të zbatojmë rregullin e në parlament. E dimë që ai zotëria është dhjaks, është njëshi për të mbushur brekët”, u shpreh Kryemadhi.
Ishte deputetja e PS-së Anila Dedaj, e cila bëri zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e Berishës, pasi sipas tyre ai ka përmendur fjalë të rënda teksa ka përmendur ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal. Dedaj ka bërë thirrje që nëse ka diçka konkrete, Berisha të nxjerrë provat, ose të kërkojë falje publike
”Ky tha se ka video për nuk do t’i bëjë publike. Në Kodin e sjelljes së Kuvendit thuhet se kërkohet. Këtë herë janë shtuar edhe emra ambasadorësh. Gjuha linçuese këtu është e patoluerueshme”.