VIDEO/Bardhi thirrje policisë: Garantoni tubimin paqësor
Politikë E Martë, 26 Nëntor 2024 17:31
Nga sheshi Willson kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i kërkoi policisë që të bëjë detyrën e saj duke garantuar tubimin paqësor dhe të devijojë trafikun.
”Nuk është bllokim, jemi te vijat e bardha, juve keni një detyrim të garantoni tubimin paqësor qytetar dhe të merrni masa për rregullimin e transportit. Devijojini ju, bëni detyrën tuaj, ne bëjmë detyrën tonë”, u tha Bardhi policëve.