Dhuna e Rrajave, dalin para Gjykatës së Tiranës të arrestuarit për sulmin brutal

Dalin para gjykatës për t’u mësuar me masën e sigurisë Ineidi Rraja, Eni Kulla, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali pak ditë më parë.

Ata janë nën akuzë për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës. Policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja.

SHKARKO APP