Dhuna ndaj Kryeredaktorit të “KJ”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Të nisin urgjentisht hetimet ndaj dhunuesve me uniformë

Kryeredaktori i Koha Jonë, Mili Xhani, gjatë shoqërimit nga policia

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaron se shoqërimi i dhunshëm i Kryeredaktorit të “Koha jonë”, Qamil Xhani, ngjarje që u shënua një ditë pas ndalimit dhe shoqërimit të gazetarit Xhoi Malësia, dhe mos komunikimi zyrtar i arsyes, përbën shkelje dhe dhunë policore mbi gazetarët në detyrë.

UGSH deklaron se pret përgjigjen zyrtare dhe paralajmëron protestë gazetarësh.

Deklarata
Nje mbremje pas ndalimit dhe shoqerimit te dhunshem policor te gazetarit Xhoi Malesia, njesi policesh te po te njejtit komisariat me Nr 2, te Drejtorise se Policise se qarkut Tirane, shoqeruan ne te njejten menyre dhe ne pragun e redaksise se gazetes, kryeredaktorin e “Koha jone”, gazetarin Qamil Xhani.
Ndalimi i dhunshem dhe sidomos shoqerimi brutal ne mjediset e komisariatit te policise, (edhe pas identifikimit si gazetar), perbejne nje akt te perseritur te policise se Tiranes ndaj gazetareve.
Kryeredaktori i “Koha jone” sapo ka ndjere nje situate tensioni mes disa te rinjve dhe policeve te njesise speciale eshte vene ne detyre per te fiksuar momentet me aparatin personal. Ky gjest ka mjaftuar qe grupi policor forcerisht ta rrembeje ne automjetin e vet dhe ta shoqeroje drejt komisariatit nr 2 te kryeqytetit.
Ngjarjes se njejte, te ndodhur nje dite me pare me gazetarin Xhoi Malesia, policia dhe autoritet e saj nuk i bene asnje koment dhe zyrtarisht nuk kane sqaruar ende se cila ka qene arsyeja e kesaj dhune mbi gazetaret ne krye te detyres. Te njejtin qendrim mbajne edhe ne rastin ndaj kryeredaktorit te “Koha jone”, ndonese reagimet, denoncimet dhe apelet vijne nga te gjitha organizatat e gazetareve ne nivel kombetar dhe nderkombetar.
Kjo heshtje dhe papergjegjshmeri e autoriteteve te Policise se Shtetit, vijon edhe pas denoncimeve te krereve te larte institucionale dhe institucioneve qe monitorojne jeten institucionale dhe lirite themelore ne vend.
Heshtja e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane, zotit Rebani Jaupaj dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, zotit Ardi Veliu eshte bashkepergjegjesi e akteve dhe natyres agresive te policise ndaj gazetareve dhe sidomos, ndaj reportereve ne detyre.
Unioni i Gazetareve Shqiptare pret pergjigjen zyrtare dhe komunikimin sipas ligjit, nga titullaret e ketyre dy institucioneve per arsyet e shoqerimit te gazetareve Xhoi Malesia dhe Qamil Xhani, duke iniciuar ne kete menyre, ndjekjen e nje procesi ligjor per abuzuesit dhe dhunuesit me uniforme, ndaj gazetareve ne detyre. Ne te kundert, UGSH paralajmeron thirrjen e nje proteste te madhe gazetaresh diten e diele, para Ministrise se Brendshme dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.
Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetareve Shqiptare

SHKARKO APP