Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, Avokati Haxhia thirrje organeve të drejtësisë: Autorët të marrin dënimin e merituar

“Parametrat shëndetësorë të avokatit Sokol Mëngjesi, janë në kuota të mira”, kështu ka deklaruar avokati Maks Haxhi në një deklaratë për media, ndërsa ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tij.

Ai bëri me dije më tej se trajtimi ndaj Mëngjesit do të vijojë, në mënyrë që të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale.

Haxhia kërkoi vënien para drejtësisë të autorëve që dhunuan avokatin Mëngjesi dhe marrjen e dënimit të merituar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dje është çuar me avion ambulancë në Greqi në një qendër të specializuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajtimi do vazhdojë sepse duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale për shkak të dëmtimeve që ka në sistemin nervor me edemat që janë shumë të rrezikshme për jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla.

I urojmë njëzëri shërim të shpejtë.

Të ketë shëndetin, ti minimizohet stresi atij dhe familjes, e stresi jonë.

Nëpërmjet këtij takimi, më lejoni të falënderoj policinë e shtetit për identifikimin e gjetjen e autorëve, e shpresoj që autorët t’i nënshtrohen drejtësisë me korrektësinë më të madhe duke marrë dhe dënimin e merituar”, tha Haxhia.

Avokati Sokol Mëngjesi u dërgua një ditë më parë (3 qershor) në Athinë për të marrë një trajtim më të specializuar teksa ndodhej prej 5 ditësh në koma pas dhunës së ushtruar nga 4 persona.

Ndërkaq Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj dy të arrestuarve dhe tre personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Ata akuzohen për dhunimin e avokatit Mëngjesi pak ditë më parë për çështje pronësie ku avokati i përfaqësonte në një çështje gjyqësore.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian. Ndërsa për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut sapo kishte lënë fëmijën e tij në kopsht. Mëngjesi u dërgua me urgjencë në spital.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?