Dhuna ndaj tregtarëve te duhanit, PD: Qeveria mos të guxojë të provokojë shkodranët

Ngjarjet e shënuara paraditen e sotme me tregtarët e duhanit në Shkodër, ku një oficer i krimit ekonomik gjatë përplasjes me tregtarët do të nxirrte dhe armën drejt tyre, ka shkaktuar reagimin e Partisë Demokratike.

Në një deklaratë të posaçme për shtyp, nënkryetarja së Partisë Demokratike, dega Shkodër, Greta Bardeli, i bën thirrje qeverisë që mos të guxojë të provokojë shkodranët, pasi siç tha ajo, sjellja e të pangopurve, e falangave të dhunës së qeverisë që provokojnë qytetarët në hallin e tyre, është e papranueshme dhe e dënueshme.

Deklarata e PD-së

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dashur qytetarë të Shkodrës, mbarë opinioni publik është njohur me një nga shfaqjet më brutale të individëve të veshur me pushtetin e qeverisë ndaj disa qytetarëve që merren me tregti aq sa për të mbajtur me bukë fëmijët e tyre, e për të mbijetuar në këtë kohë dramatike për ekonominë dhe qytetarët e Shkodrës. Sjellja e të pangopurve, e falangave të dhunës së qeverisë që provokojnë qytetarët në hallin e tyre, është e papranueshme dhe e dënueshme për ne të gjithë si qytetarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia Demokratike i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë dhe të bëjnë publik çdo rast të tillë dhe të gjithë si shoqëri të dënojmë me forcë akte të tilla. Qetësia, respekti, dinjiteti qytetar janë të shenjta dhe inpektorët e qeverisë mos të guxojnë të ngrenë dorën dhe armët ndaj grave, burrave.

Mos të guxojnë të provokojnë qytetarët e Shkodrës.

Të mbështetemi në vlerat tona qytetare dhe të përbuzim së bashku dhunën”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?