Dhuna ndaj Xhisielës, Edi Rama thyen heshtjen
Kryeministri Edi Rama e quan të pafalshme dhunën ndaj 25-vjeçares, Xhisiela Maloku. Në një postim në Twitter, ku thyen edhe heshtjen për këtë ngjarje, Rama thotë se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rahja.
Në reagimin e Ramës nuk kanë munguar akuzat edhe për opozitën. Në fund, kreu i qeverisë thotë se askush nuk është para ligjit. ”Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin”,-shkruan kryeministri Edi Rama.
Postimi i Edi Ramës
Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin.
Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën.Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën.Për ne askush s'është mbi ligjin.
— Edi Rama (@ediramaal) September 29, 2018