Dhuna ndaj Xhisielës, Manjani: OJQ-të e grave si Agjencitë funerale
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se qeveria nuk ka ç’të thotë më për dhunimin e vajzës së pa mbrojtur, pasi qartësisht është në anën e dhunuesit.
“Po këto OJQ-të që merren me gratë e vajzat e dhunuara ku janë?! Gjithmonë reagojnë “post mortum”, kur nuk ka më vlerë asgjë. Janë bërë si Agjensi Funerale, që vetëm mbajnë fjalime patetike për të vdekurat nga dhuna.”, shkruan më tej Manjani.
Postimi i plotë i Ylli Manjanit
Qeveria nuk ka ç’të thotë më për dhunimin e vajzës së pa mbrojtur!
Qartësisht ajo është në anën e dhunuesit. E dhunuara dhe denoncuesit e dhunës qeveria i ka shpallur “fajtorë”.
Le të themi që kjo është “normale” për qeverinë e dhunuesve.
Por, këto OJQ-të që merren me gratë e vajzat e dhunuara ku janë?! Gjithmonë reagojnë “post mortum”, kur nuk ka më vlerë asgjë!!!
Janë bërë si Agjensi Funerale, që vetëm mbajnë fjalime patetike për të vdekurat nga dhuna.
Ndërkohë të dhunuarat e gjalla, nuk i interesojnë askujt…
Jo tubime po asnjë deklaratë publike që dënon dhunën nuk e “meritojnë” të dhunuarat e gjalla…
Turp i madh!