Dhunë? Boçi “zbulon” skenarin për protestën në Elbasan: Militantët e PS…

Intervistoi: Redjon Shtylla

Opozita e bashkuar më 16 shkurt do të dalë në protestë të madhe. PD-ja nga ana e saj na nisur protestat lokale. Këtë të dielë, PD-ja e Elbasanit do të dalë në protestë bashkë me qytetarët. Por pse dhe si do të jetë e organizuar protesta?

Për këtë, “Koha Jonë”, kontaktoi me deputetin e PD-së për qarkun e Elbasanit, me Luçiano Boçin. I pyetur pse do dalin në protestë qytetarët, Boçi rendit disa nga arsyet. “Mjerimi dhe skamja janë shtruar këmbëkryq. Arroganca e pushteti, krimi me veladon politik e politika me mjetet e krimit ka deformuar sigurinë, qetësinë dhe vlerat e qytetarisë së tij qindra vjeçare”,-thotë më tej Boçi. Do ketë elementë dhune, apo do jetë paqësore? “Protesta nuk ka dilema dhune brenda saj dhe do jetë nën ritmet e revoltës së artikuluar dhe të demonstruar. E rëndësishme është të mos ketë provokime nga forcat e rendit, pasi një gjë e tillë do të shkaktonte rritim të qytetarëve dhe një kohë si shtrëngim të tyre”,-nënvizon më tej Boçi.

Në fund Boçi ka një thirrje të fortë që për të shkon përtej forcës politike. ”Vendi është nën regjimin e krimit vrasës, nën këmbët e korrupsionit politik zhvatës, nën skenarin e një drejtësie të deformuar politikisht. Mbetet rrëzimi i tij nga karrigia ose më saktë shkulja e tij. Ky është një proces më pas politik që parashikon shumë metodologji. Është emergjencë dhe rrugë zgjidhje e kohës, është metodologjia e shporrjes nga zemërimi dhe revolta qytetare”.

Çfarë do të ndodh nesër në Elbasan? Dega e PD-së së Elbasanit ka bërë të ditur se thërret qytetarët për të protestuar kundër qeverisë së varfërisë dhe padrejtësive por konkretisht si do të jetë e organizuar?

Jemi duke folur për një qytet i cili ka kohë që është shndërruar në një Palermo, ku në çdo cep, lulishte, park mbin betoni, ku lulëzon trafikimi i lëndëve narkotike dhe ku kënga e ezanit dhe tingujt e kambanave mbyten nga breshëritë e kallashnikovit.

Elbasani është qyteti më i ndotur i Shqipërisë, është qyteti më i papunë i vendit dhe qyteti ku mjerimi dhe skamja janë shtruar këmbëkryq. Qeverisja qendrore dhe lokale e këtyre viteve ka arrit të zhvendosë boshtin thelbësor ekzistencial të këtij qyteti të shquar për urtësi, dije e kulturë. Arroganca e pushteti, krimi me veladon politik e politika me mjetet e krimit ka deformuar sigurinë, qetësinë dhe vlerat e qytetarisë së tij qindra vjeçare.

Kësisoj qyteti ndjehet i zemëruar dhe elbasanasit janë të revoltuar në tërësinë e qenies së tyre. Ne thjesht kemi thirrur nervin e tyre reagues brenda këtyre qindrave arsyeve që e bëjnë protestën të domosdoshme dhe jehonën e saj klithëse. Pikë takimi i parë do të jetë tek parku i përçudnuar Rinia, shkatërrimi planifikuar i të cilit i ka kushtuar jo pak por tre miliardë djersa e mundi i qytetarit të thjeshtë.

Pamja e betonizuar e tij është tronditëse dhe niveli i grabitjes i kalon fantazitë e çdo romancieri. Më pas do kalohet në një marshim përgjatë bulevardit kryesor. E gjithë protesta do jetë e drejtuar dhe e promovuar nga qytetarët dhe ne do jemi thjesht pjesëmarrës të zakonshëm të ardhur me vullnet të lirë e shpirt revolte ndaj mijëra padrejtësive.

Do të jetë një protestë paqësore apo situata mund të agravojë? Çfarë udhëzimesh do u jepni qytetarëve për protestën e nesër me dhe atë të 16 shkurtit? Sa i mundur është rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti?

Protesta nuk ka dilema dhune brenda saj dhe do jetë nën ritmet e revoltës së artikuluar dhe të demonstruar. E rëndësishme është të mos ketë provokime nga forcat e rendit, pasi një gjë e tillë do të shkaktonte rritim të qytetarëve dhe një kohë si shtrëngim të tyre. Rama tashmë është i rënë moralisht dhe politikisht.

Ka rënë kredoja e tij morale, duke u për shfaqur i vërtetë në kompleksitetin e shëmtisë morale, siç është: një mashtrues psikik që fati e ndihu të bëhet kryeministër. Sikurse ka rënë dhe kredoja e tij politike, me dështimet spektakolare të reformave në arsim, ekonomi  e drejtësi.

Vendi është nën regjimin e krimit vrasës, nën këmbët e korrupsionit politik zhvatës, nën skenarin e një drejtësie të deformuar politikisht. Mbetet rrëzimi i tij nga karrigia ose më saktë shkulja e tij. Ky është një proces më pas politik që parashikon shumë metodologji. Është emergjencë dhe rrugë zgjidhje e kohës, është metodologjia e shporrjes nga zemërimi dhe revolta qytetare.

Si do të jetë mbështetja e degëve të PD-së në rrethe? Do të jetë nesër z.Basha i pranishëm? Protesta e nesërme është vetëm e PD-së apo do të jetë prezentë edhe LSI-ja? A jeni përgatitur për përplasje fizike me militantët e PS-së? Nëse ndodh, si do ju përgjigjeni?

Ne kemi thirrur në këtë protestë çdo qytetar pavarësisht bindjeve politike që e ndjen së brenda tij ka pakënaqësinë, zhgënjimin, zemërimin por dhe dëshirën për të ndërtuar shpresën dhe të ardhmen për veten familjen e qytetin.

Pra nuk është aleancë politike por aleancë qytetare dhe protesta nuk lëviz me terma partish por me shpirtin e çdo njeriu që kërkon të revoltohet. Zoti Basha ka agjendë tjetër. Në Elbasan besoj të jetë i pranishëm në ditët në vazhdim.

Ju siguroj se në protestë do ketë dhe militantë të PS të cilët nuk do vijnë të konfrontohen. Aspak. Përkundrazi do jenë me qëllim që të bëhen pjesë e marshimit kundër papunësisë, varfërisë, krimit, pasigurisë, zhgënjimit, përçmimit që Rama ia ka bërë peshqesh me votën e tyre Elbasanit, këto gjashtë vite arrogance të pashembullt.

16 shkurti është dita kur opozita thotë se do të dalë në protestë të madhe. A do të jetë manifestim? Protestë? Revoltë? Do ketë përsëritje të skena vetë protestës të së njëjtës periudhë të dy viteve më parë, që kulmoi me ngritjen e çadrës para godinës së Kryeministrisë, apo do të ketë befasi?

Ne kemi thirrur protestë e cila nuk është vetëm dhe thjeshtë dalje e opozitës politike në shesh por dalje grumbullim i opozitës së gjerë qytetare, studentore, e biznesit, e fermerëve dhe e çdo individi që gjente ka jo protestë aspiratën e tij për një jetë më të sigurt, më të mirë më të paqtë dhe me më të ardhme. Protesta do jetë një miks konfiguracionesh emocionesh e arsyesh që përfshijnë dhe manifestimin dhe protestën dhe revoltën dhe rrëzimin brenda saj. Protestën e drejton qytetari dhe vendimmarrja për skenarë të supozuar i takon vetëm atij, vetëm atë ditë, vetëm në shesh.

SHKARKO APP