Dhunimi i Blendi Kasmit, Basha: Ky është një turp i paparë (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ndodhet tek spitali ”Ushtarak”, aty ku është kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës para ministrisë së Brendshme.

Zyra e shtypit e kësaj partie ka publikuar foto ku gazetari është i lënduar. “Policia gjakos kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi ne krye te detyres” denoncon zyra e shtypit të PD-së.

Para se të niset drejt Spitalit Ushtarak ku eshte shtruar kryerdaktori i RD Blendi Kasmi, Basha bëri përgjegjës Ramën e Xhafën.

“Qindra mijëra punonjës të policisë iu përmbajtën ligjit, por disa prej tyre ngritën dorën ndaj protestuesve dhe palgosën disa prej tyre duke përfshirë edhe kryeredaktorin e RD, gazetarin Blendi Kasmi. Ky është një turp i paparë.

Përgjegjësinë për këtë e ka Edi Rama dhe Agron Fatmir Xhafaj të cilët do ti mbajnë përgjegjës për aktet e dhunës ndaj protestuesve. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë për Shqipërinë drejt Europës. Orët e Ramës janë të numëruara”, ka deklaruar Basha.

SHKARKO APP