Dhuratë nga qeveria për Ditën e Verës: Dita e premte do të jetë pushim për administratën

Nesër është Dita e Verës dhe për këtë qeveria ka marrë një vendim, që edhe dita e premte do të jetë pushim për administratën.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shton se nga ky vendim përfitojnë të gjithë punonjësit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike.

”Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?