“Die Press” lajm shokues, “Bild” sulm shkatërrues

Ndërkohë që në Tiranë zihen e përplasen drejt një kaosi civil me datë 30 qershor, e ku Rama vrapon për ti marrë të gjitha bashkitë pa kandidatë rivalë dhe nga ana tjetër Basha që deklaron se nuk do lejojmë zgjedhje farsë; kanë mbërritur dje pasditë dy lajme nga gazetat kryesore gjermane dhe austriake. Gazeta “Bild” lajmëron se këto ditë do vijojë me një shkrim ku dalin politikanë në përgjimet e Durrësit duke e gozhduar mazhorancën në hurin e krimit, ndërsa gazeta kryesore austriakë ‘Di Press” shkruan se BE nuk do ti hap negociatat me Shqipërinë dhe vendimi është marrë e pritet ti komunikohet komisonerit europian Hahn.

Fortuna që po vjen nga Gjermania do jetë shkatërruese për kryeministrin dhe PS-në. Dhe pikërisht nga gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në jëtë gazetë një shkrim kur për herë të parë zbardheshin përgjime ku vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017, pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Në një komunikim me Faxneës Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut. Ky do të jetë një tjetër tërmet për qeverinë Rama, e cila në shkrimin e parë e kryqëzoi gazetarin gjerman, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën.

Njoftimi i gazetarit gjerman është si më poshtë:

‘Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …

Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime  në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.

Telefonata të bëra me politikan dhe votues’, shkruan Tiede.

Për këtë dosje përgjimesh ku vertetohet se votat janë blerë për PS nga bandat e drogës ka shumë polemika në Tiranë dhe mbetet thelbi i krizës së sotme politike. PD dhe LSI kanë akuzuar se kryeministri ka blerë votat me bandat dhe kësisoj nuk ka pushtet të ligjshëm e si rrjedhim as kryeministri nuk ka mandat ligjor, por mandat që vjen nga bandat. Bile dosja 339 akoma vazhdon të mbahet në sirtaret e prokurorisë, ndonëse kanë nxjerrë disa peshq të vegjël të cilët i kanë nisur për gjykatë. Gazeta popullore Bild pritet të botojë fakte e përgjime të reja për PS dhe qeverinë. Kjo do të jetë shkatërruese.Si të mos mjaftojë kjo po vjen edhe përgjigja nga gazeta austriake “Di Press” se BE e ka marrë vendimin për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë. Dhe kjo është dërmuese për kryeministrin dhe natyrisht një shpresë e humbur për popullin shqiptar. “Bild” dhe “Di Press” janë paralajmërueset e lajmëve të këqija për Edi Ramën këtë javë.

Ndërkohë ditën e shtunë opozita do ketë protestën-demonstratë e cila do jetë fatale për qeverinë, pasi përplasja do jetë e pashmangshme, siç ka pohuar Lulzim Basha.

Alban Marku

SHKARKO APP