Dialog me Ramën? Basha: Jo kundër apo pengesë. Propozimet tona i sheh si armik

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, politika edhe ka bashkëpunuar por edhe janë “zënë”. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është shprehur i hapur për dialog me Kryeministrin, Edi Rama gjatë intervistë së dhënë për “Euronews Albania”. Nga ana tjetër, Basha u shpreh se qëndrimi i tyre ka qenë konstruktiv duke lënë pas përplasjet politike.

“Nuk kam qenë asnjëherë kundër apo pengesë. Por problemi qëndron diku tjetër. Propozimet tona shihen si të armikut, kundërshtohen ende pa u bërë të ditura dhe nga ana tjetër disa ditë më pas i miratojnë”. Për më tepër, Basha vuri theksin tek fakti se pavarësisht se Shqipëria nuk është prekur masivisht nga virusi, kriza ekonomike pas saj që mund të vijë nga masat kufizuese mund të vrasë më shumë njerëz se sa vetë virusi.

“Përpara gjithë shqiptarëve kërkoj mos të humbasë më kohë. Është e pafalshme që dy jave pas paketës së parë ende nuk është zbatuar. Më shumë se sa virusi mund të na vrasë kriza ekonomike. Propozimet tona kanë qenë konstruktive dhe i kemi ikur debatit dhe përplasjes politike kur dhe nga pala tjetër nuk ka munguar”.

SHKARKO APP